Mbi 200 mijë ushtarë mobilizohen brenda dy javësh në Rusi

Evropë

Mbi 200 mijë ushtarë mobilizohen brenda dy javësh në Rusi

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Ministri rus i mborjtjes, Sergei Shoigu thotë se mbi 200 mijë persona janë regjistruar në ushtrinë ruse, prej kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi për mobilizim më 21 shtator.

“Vetëm deri sot, mbi 200 mijë persona kanë hyrë në ushtri”, tha Shoigu gjatë një takimi televiziv, shkruan AFP.

Mobilizimi ushtarak i Rusisë ka për qëllim përforcimin e ushtrisë ruse në Ukrainë, pas shumë pengesave. Shoigu lajmëroi se ushtarët po trajnohen në ’80 baza trajnimi dhe 6 qendra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat