Lukashenko konfirmon përfshirjen e Bjellorusisë në operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë

Evropë

Lukashenko konfirmon përfshirjen e Bjellorusisë në operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 15:12
Putin dhe Lukashenko

Bjellorusia është duke marrë pjesë në operacionin special ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Kjo është thënë nga presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, përmes një deklarate në një konferencë të mbajtur më 4 tetor për të diskutuar sigurinë ushtarake, ka mësuar BelTA.

Agjencia Telegrafike Bjelloruse ose BelTA është agjencia shtetërore e lajmeve e Republikës së Bjellorusisë.

Aleksandr Lukashenko citohet të ketë thënë “Sa i përket pjesëmarrjes sonë në operacionin special ushtarak në Ukrainë, ne po marrim pjesë në të. Nuk e fshehim. Por ne nuk vrasim njeri. Ne nuk e dërgojmë personelin tonë ushtarak askund. Ne nuk i shkelim angazhimet tona”.

“Pjesëmarrja jonë është e kufizuar në parandalimin e përhapjes së këtij konflikti në territorin e Bjellorusisë. Së dyti, për të parandaluar një goditje ndaj Bjellorusisë nga Polonia, Lituania dhe Letonia nën maskën e një operacioni special ushtarak. Siç e kam thënë, askush nuk do t’i qëllojë rusët pas shpine nga territori i Bjellorusisë. Kjo është pjesëmarrja jonë”, tha ai.

Aleksandr Lukashenko ka vazhduar duke thënë: “Po, ne ofrojmë ndihmë mjekësore për njerëzit. Ne kemi trajtuar njerëzit nëse është e nevojshme. Po, ne ushqejmë njerëzit. Dhe jo vetëm rusët. Mbi të gjitha, ne ushqejmë ata refugjatë, ata lypës, ata të varfër, që vijnë në Bjellorusi nga Ukraina, 400-500 njerëz në ditë. Si nuk mund t’i ushqejmë apo t’i trajtojmë? Kjo është pjesëmarrja jonë në këtë operacion ushtarak. Nuk do të ketë asnjë lloj tjetër (angazhimi)”. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat