​Zelensky: Ne po bëjmë përparim të shpejtë e të fuqishëm, kemi liruar dhjetëra vende

Evropë

​Zelensky: Ne po bëjmë përparim të shpejtë e të fuqishëm, kemi liruar dhjetëra vende

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 23:40
Volodymyr Zelensky

Trupat ukrainase arritën të përparojnë shpejt dhe fuqishëm në jug dhe lindje të vendit dhe çliruan dhjetëra vendbanime vetëm këtë javë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në fjalimin e tij të natës me video, presidenti ukrainas tha: "Ushtria ukrainase po përparon mjaft shpejt dhe fuqishëm në jug të vendit në kuadër të operacionit aktual të mbrojtjes. Vetëm këtë javë, që nga pseudo-referendumi rus, dhjetëra vende janë çliruar”, tha Zelensky.

“Ato janë të vendosura në rajonet Kherson, Kharkiv, Luhansk dhe Donetsk”, shtoi presidenti ukrainas.

Më herët këtë mbrëmje Zelensky falënderoi presidentin amerikan Biden për HIMARS-in e ri që SHBA do t'i dorëzojë Ukrainës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat