Rregullimi i dhëmbëve kthehet në makth për gruan, përfundon me infeksion dhe fytyrë të fryrë

Evropë

Rregullimi i dhëmbëve kthehet në makth për gruan, përfundon me infeksion dhe fytyrë të fryrë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 07:06
Amanda Turner

Amanda Turner, një grua nga Irlanda e Veriut që priste me padurim një buzëqeshje të re e vezulluese pas rregullimit të dhëmbëve në Turqi është zhgënjyer totalisht.

Në vend të buzëqeshjes dhe dhëmbëve të shndritshëm, gruaja ka mbetur me një fytyrë të fryrë, të mpirë, dhëmbë të shkatërruar dhe plot fatura mjekësore.

Ajo udhëtoi për në Stamboll për të rregulluar dhëmbët me çmim të lirë, për vetëm 3,000 £. Por ky çmim i është shumëfishuar pasi ajo tani ka shpenzuar më shumë se 14,000 £ për të rregulluar pasojat me të cilat u përball.

Kur ajo shkoi në Turqi, dentistët i shkatërruan plotësisht dhëmbët e saj dhe ajo u kthye në vendin e saj me dhimbje të tmerrshme.

"Unë e ndjeja se dhëmbët nuk ishin as siç duheshin. Ishte një dhimbje që nuk e kam imagjinuar kurrë në jetën time."

Pasi kuptoi se nuk kishte si të kthehej më në Turqi ajo vendosi të kërkonte ndihmë te një dentitst në Londër. Pasi shkoi te dentisti, Turner zbuloi se ajo kishte dhëmbë të thyer, infeksione të shumta dhe dëmtime të pakthyeshme në gojë.

Pasi dentistët në Londër i rregulluan dhëmbët dhe i rikthyen buzëqeshjen, gruaja u bën thirrje të tjerëve që mos shkojnë në Turqi për të rregulluar dhëmbët pasi ajo e mori mësimin e saj.

"Kushdo që mendon të shkojë në Turqi për rregullimin e dhëmbëve me çmim të lirë të mos bëjë të njëjtin gabim që bëra unë, kam marrë mësim."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat