“Telashe” për familjen mbretërore pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth

Evropë

“Telashe” për familjen mbretërore pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 09:08
Familja Mbretërore

Familja mbretërore shpreson të qetësohet pas një incidenti që i shqetësoi ata dhe përfshiu sulmin që Mbretëresha e ndjerë Elizabeth  mori në ditën e Krishtlindjes 2021.

Sipas burimeve, një burrë ishte përpjekur të dëmtonte monarken. Ky njeri pritet të dalë në gjyq pranverën e ardhshme.

Jaswant Singh Chail, u pa Krishtlindjen e kaluar në territorin e Kështjellës Windsor, ndërsa Mbretëresha e ndjerë ishte brenda rezidencës së saj. 20-vjeçari ishte i veshur me kapuç dhe maskë, ndërsa mbante një hark të armatosur.

Në aktakuzë thuhet se “më 25 dhjetor 2021 në Kështjellën Windsor, ju ishit në afërsi të Mbretëreshës. Ju keni pasur një hark të armatosur me qëllimin për ta përdorur atë për të plagosur ose frikësuar Elizabeth II.’

Sulmuesi akuzohet gjithashtu se ka kërcënuar me vdekje mbretëreshën Elizabeth.

Të mërkurën, Chail u paraqit në Gjykatën Qendrore Penale të Anglisë dhe Uellsit përmes video-telefonatës i veshur me një xhup të zi me kapuç. Autori i dyshuar, i cili më parë ka punuar në një supermarket, ka konfirmuar emrin dhe datën e lindjes.

Data e saktë e gjykimit të tij do të caktohet në dhjetor në pritje të provave të mëtejshme. Për të pandehurit është gjetur masa e paraburgimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat