Menjëherë pasi përfundoi samiti i Pragës/ Erdogan telefonon Putin-in, çfarë u diskutua gjatë bisedës

Evropë

Menjëherë pasi përfundoi samiti i Pragës/ Erdogan telefonon Putin-in, çfarë u diskutua gjatë bisedës

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 14:04
Recep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin

Recep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Vladimir Putin pak orë pas pjesëmarrjes së tij në takimin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Pragë.

Sipas njoftimit të presidencës turke, Erdogan dhe Putin diskutuan për çështje që do të përmirësojnë marrëdhëniet Turqi-Rusi.

Ndërsa në rendin e ditës ishin edhe zhvillimet e fundit në luftën në Ukrainë.

Pas telefonatës me Putin, Erdogan përsëriti se është i gatshëm të bëjë gjithçka që mundet për zgjidhjen paqësore të çështjes së Ukrainës për të mirën e të gjithëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat