Mbesa masakron me thikë për vdekje gjyshen e saj, pas ngjarjes doli në mes të rrugës

Evropë

Mbesa masakron me thikë për vdekje gjyshen e saj, pas ngjarjes doli në mes të rrugës

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Capaccio Paestum, në provincën e Salernos.

Një 16-vjeçare ka goditur me thikë gjyshen e saj.

Ermenegilda Candreva, e njohur nga të gjithë si Gilda, 76 vjeç, është qëlluar me thikë pas shpine.

Ende nuk dihen e ngjarjes së rëndë, teksa e reja është dërguar në spital ku ndodhet nën masën e arrestit.

Gjatë sherrit me viktimën, vajza ka pësuar një dëmtim të lehtë në krah për të cilin është transportuar në spital.

Sipas disa dëshmitarëve, e reja e tronditur ka dalë nga shtëpia duke qarë dhe është ulur në mes të rrugës me rroba të lyera me gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat