Bllokohet aeroporti i Athinës, një i dyshuar nxjerr dhe avionët luftarakë në qiell

Evropë

Bllokohet aeroporti i Athinës, një i dyshuar nxjerr dhe avionët luftarakë në qiell

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 23:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Forca të shumta policie dhe të forcave speciale kanë rrethuar aeroportin “Eleftherios Venizelos” të Athinës, pas informacioneve për një pasagjer të dyshimtë që udhëtonte në një nga dy avionët e kompanisë Emirates që ishin nisur së fundmi në drejtim të Dubait dhe Nju Jorkut.

Fluturimi i nisur për në Dubai ndaloi ndërsa avioni po ngrihej dhe autoritetet e kthyen pas, ndërsa avioni i dytë i nisur për në Nju Jork u njoftua ndërsa fluturonte në Itali. Ai nuk u lejua të ulej në Paris dhe u kthye i shoqëruar nga dy avionë luftarakë F-16.

Ngjarja është ende e paqartë së për çfarë kërcënimi bëhet fjalë apo kush është personi i dyshimtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat