Moti i keq përfshin Italinë, alarm i kuq në dy rajone

Evropë

Moti i keq përfshin Italinë, alarm i kuq në dy rajone

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 18:33
Ilustrim

Moti i keq nuk po godet vetëm vendin tonë. E gjithë Italia është përfshirë nga moti i keq për shkak të ciklonit “Poppea”.

Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës, bashkë me temperaturat e ulëta dhe erërat e forta, kanë bërë që shumë rajone të aktivizojnë gjendjen e emergjencës.

Situata më e vështirë paraqitet në Abruco dhe Sardenja, ku mbrojtja civile vendosi në fuqi alarmin e kuq, ndërsa për 7 rajone të tjera, rreziku vlerësohet në nivelin portokalli. Mediat italiane raportojnë se një pemë është rrëzuar në autostradën mes Katanias dhe Mesinës, duke shkaktuar tre të plagosur.

Venecia ka shpëtuar pa përmbytje falë sistemit të digës “Moisiu”, pavarësisht dallgëve tepër të larta deri në 180 centimetra. Situata me motin e keq pritet që të përmirësohet në të gjithë Italinë duke nisur nga e mërkura.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat