​Europol shkatërron rrjetin kriminal, operacion në 11 shtete

Evropë

​Europol shkatërron rrjetin kriminal, operacion në 11 shtete

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 20:46
Ilustrim

Kokainë, hashash e metamfetaminë: autoritetet në 11 vende u bënë bashkë për një mega-operacion që shënjestroi njërin prej rrjeteve më të rrezikshme kriminale të kontinentit te vjeter, sipas Europol dhe Eurojust.

“Një sërë organizatash po bashkëpunonin në aktivitete poli-kriminale të një shkalle të gjerë brenda dhe jashtë BE-së, të cilat përfshinin vec narkotikëve, edhe pastrimin e parave”, thuhet në deklaratën e e përbashkët të dy agjencive të rëndësishme europiane me seli në Hagë.

“Shkalla e trafikut të drogës, e atribuar këtij rrjeti është gjigande, me një aktivitet të raportuar në tre kontinente. Gjatë operacionit të koordinuar mes dy agjencive tona, u kryen rreth 100 kontrolle në të gjithë Europën, me në fokus krerët dhe bashkëpunëtorët e këtyre organizatave kriminale.”

Nëntë persona u arrestuan në Francë, mes të cilëve rus dhe një lituanez të cilët jetojnë në Côte d’Azur. Pikerisht, këta dy individë dyshohen si “vendimmarrësit” e një rrjeti shumë të rëndësishëm trafikimi kokaine dhe kanabisi drejt Rusisë.

Po këtu u ndaluan dhe 7 persona të tjerë e u sekuestruan objekte luksi me vlerë mbi 500 mijë euro, si dhe pasuri të paluajtshme. Rrjeti ishte i struktruar ne forme biznesi, me grupe të ndryshme kriminale dhe ndërmjetës që punonin së bashku përtej kufijve për të kontrolluar të gjithë zinxhirin e trafikut të drogës, nga organizimi i dërgesave të mëdha e deri te shpërndarja anekënd Europës e më gjerë.

I lidhur dhe me organizata të mëdha të trafikut të drogës jashtë BE-së, ai operonte në Lituani, Letoni, Republikën Çeke, Poloni, Francë, Gjermani dhe Sllovaki. Ngarkesat e drogës janë gjetur në mënyrë të vecantë në anije dhe kamionë, të fshehura mirë nëpër kompartimente.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat