“Do të garantojmë sigurinë globale të ushqimit”, presidentja e KE-së: 90 vjet pas Holomodorit

Evropë

“Do të garantojmë sigurinë globale të ushqimit”, presidentja e KE-së: 90 vjet pas Holomodorit

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 19:00
Ursual von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursual von der Leyen i ka krahasuar sulmet dhe taktikat e Rusisë në Ukrainë me Holomodorin.

Historia kjo e Ukrainës nën sundimin komunist e cila është e ngjashme me atë të vendeve të tjera postkomuniste të Europës Qendrore dhe Lindore.

Krimet më të urryera të regjimit komunist (vrasjet masive, internimet, Holodomori) u kryen para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore.

90 vjet pas Holomodor-i, Kremlini për përdor sërish ushqimin si armë. Ne qëndrojmë me Ukrainën për të garantuar sigurinë globale të ushqimit”, ka deklaruar presidentja e KE-së me anë të një postimi në Twitter.

Një zi buke e krijuar nga njeriu Joseph Stalin që çoi në vdekjen e miliona ukrainasve.

Ukraina u bë një ‘laborator’ për regjimin Komunist, duke zhvilluar metoda të vërtetuara, për të shtypur kundërshtarët dhe për të përsosur mjetet e një regjimi totalitar, të cilat më vonë u përdorën në vende të tjera të “çliruara”, nga Ushtria e Kuqe nga pushtimi nazist’.

Populli i shkroi letra Stalinit, për t’i “hapur sytë udhëheqësit kombëtar”, ndaj tmerreve të urisë. Pushteti komunist i dëgjonte me shumë vëmendje letrarë të tillë dhe më pas i arrestonte ato.

Megjithatë, të mbijetuarit e ‘Holodomorit’ u përpoqën të ruanin kujtesën e tyre dhe t’ua ruanin atë pasardhësve të tyre. Mykola Bokan nga rajoni i Chernihiv, bëri fotografi të familjes së tij në ato vite të tmerrshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat