​Autobusi i Zvicrës u aksidentua me një veturë të policisë

Evropë

​Autobusi i Zvicrës u aksidentua me një veturë të policisë

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 17:55
​Autobusi i Zvicrës

Autobusi i ekipit të Zvicrës u përplas me një veturë të policinë përpara ndeshjes me Brazilin këtë pasdite.

Pamjet e filmuara nga udhëtimi i skuadrës drejt stadiumit tregojnë momentin kur vetura e policisë u godit nga prapa nga autobusi i Kombëtares së Zvicrës.

Frika se dikush kishte pësuar lëndime mes lojtarëve dhe stafit në bord u hoq menjëherë pasi skuadra e kompletuar mbërriti në kohë në stadiumin “974” për ndeshjen e tyre në Grupin G.

Shpejtësia e ulët e autobusit nënkuptonte se kishte pak mundësi për dëmtim të ndonjë lojtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat