Pacienti vret kardiologun brenda zyrës së tij, zbardhet arsyeja e krimit të rëndë

Evropë

Pacienti vret kardiologun brenda zyrës së tij, zbardhet arsyeja e krimit të rëndë

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 09:08
Gaetano Alaimo

Tragjik ka rezultuar fati i një mjeku kardiolog, i cili është varë nga një pacient në zyrën e tij. Ngjarja ndodhi në klinikën në via Bassanesi në Favara të Italisë, në qytetin në provincën e Agrigento-s para syve të punonjësve.

Mësohet se viktimë ka mbetur Gaetano Alaimo, 65-vjeç, i njohur dhe i respektuar në qytetin e provincës së Agrigentos dhe në Siçili. Një 47-vjeçar e qëlloi me armë zjarri dhe më pas u ndal nga karabinierët.

Autori i vrasjes, nga Favara, Adriano Vetro, u ndalua menjëherë pak pas ngjarjes. Ai u gjurmua në shtëpinë e tij ku ishte kthyer pas krimit. Në shtëpi, ushtarakët gjetën dhe konfiskuan armën e përdorur në vrasje. Vetro gjatë marrjes në pyetje tha se e kishte gjetur atë rastësisht dje në fshat.

Burri dyshohet se kundërshtoi vendimin e mjekut për të mos lëshuar një dokument që ishte thelbësor për rinovimin e lejes së tij të drejtimit të automjetit. Gjithashtu mësohet se autori i kishte thënë specialistit para krimit se edhe ai ishte i gatshëm t’i nënshtrohej një operacioni për të marrë certifikatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat