​Gjermania tërhiqet nga Traktati i Kartës së Energjisë

Evropë

​Gjermania tërhiqet nga Traktati i Kartës së Energjisë

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Gjermania njoftoi sot se ka vendosur të largohet nga një marrëveshje ndërkombëtare për energjinë që kompanitë e karburanteve fosile kanë përdorur për të shmangur masat kundër ndryshimeve klimatike.

Italia, Franca, Spanja dhe disa vende të tjera evropiane kanë vendosur më parë të largohen nga Traktati i Kartës së Energjisë të vitit 1998, i cili mbron investimet e huaja në sektorin energjetik të një vendi.

“Është e vërtetë që Traktati i Kartës së Energjisë është hartuar në atë mënyrë që funksionon kundër Marrëveshjes së Parisit për Klimën”, tha sot ministri i Energjisë i Gjermanisë, Robert Habek, duke përmendur paditë e kompanive gjermane kundër vendimit të Qeveria holandeze do t'i jep fund përdorimit të qymyrit.

Habek, një anëtar i partisë mjedisore të të Gjelbërve, mbështeti thirrjet e aktivistëve mjedisorë që Bashkimi Evropian në tërësi të tërhiqet nga Traktati i Kartës së Energjisë.

Një gjykatë holandeze vendosi sot se kompanitë gjermane të energjisë RVE dhe Uniper nuk mund të marrin disa miliardë euro si kompensim për fitimet e humbura për shkak të ndalimit të përdorimit të qymyrit në termocentralet në Holandë nga viti 2030.

Megjithatë, zgjidhja e asaj mosmarrëveshje varet edhe nga procesi i arbitrazhit ndërkombëtar, i cili duhet të përfundojë vitin e ardhshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat