Franca përgatitet për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike

Evropë

Franca përgatitet për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Franca ka nisur të bëjë përgatitje konkrete për ndërprerje të mundshme të furnizimit me energji elektrike në pjesë të ndryshme të vendit gjatë këtij dimri.

Qeveria franceze ka bërë të ditur se do të udhëzojë zyrtarët rajonalë që të përgatiten për një ndërprerje të kontrolluar të furnizimit për një maksimum prej dy orësh, shkruajnë mediat e huaja.

Bëhet e ditur se një ndërprerje e tillë ka të ngjarë të çojë në kufizime të konsiderueshme lokale në jetën publike.

Nëse dimri është i ftohtë, Franca po përgatitet për mundësinë që nuk do të mund të furnizohej mjaftueshëm me energji elektrike për të përmbushur kërkesën në momente të veçanta, për shkak të goditjes të problemeve me energjinë bërthamore të vendit.

Mirëmbajtja është vonuar për disa termocentrale bërthamore dhe një numër i madh i 56 reaktorëve të Francës janë ende jashtë rrjetit.

Mbetet shqetësimi për funksionimin e rrjetit telefonik, i cili mund të ndikohet.

Mungesat mund të ndodhin midis orëve 08:00-13:00 dhe midis orës 18:00-20:00, sipas qeverisë, pikërisht atëherë kur konsumi është më i lartë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat