Pentagoni, 1.2 miliard dollarë për sistemin e mbrojtjes ajrore për Ukrainën

Evropë

Pentagoni, 1.2 miliard dollarë për sistemin e mbrojtjes ajrore për Ukrainën

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 09:37
Ilustrim

Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së (Pentagon) njoftoi se kompanisë së mbrojtjes Raytheon i ka dhënë tenderin prej 1.2 miliard dollarë për të prodhuar Sistemin Kombëtar të Avancuar Raketor Tokë-Ajër (NASAMS) për Ukrainën.

Në një deklaratë me shkrim nga Pentagoni thuhet se “Kompania Raytheon fitoi tenderin me çmim prej mbi 1.2 miliard dollarë për furnizimin e pajisjeve, shërbimeve dhe pjesëve rezervë lidhur me NASAMS me qëllimin për të mbështetur përpjekjet në Ukrainë. Ofertat u kërkuan përmes internetit dhe u mor një ofertë”.

Prodhimi do të përfundojë më 28 nëntor të vitit 2025 dhe se shuma e marrëveshjes do të sigurohet nga një fond i ndarë për Iniciativën e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës në buxhetin mbrojtjes të vitit fiskal 2023.

Ukraina një kohë të gjatë kërkon nga SHBA-ja sistem të mbrojtjes ajrore.

Muajin e kaluar Pentagoni i dërgoi Ukrainës dy NASAMS.

Përballë kërkesës së Ukrainës për sistemin e mbrojtjes ajrore “Patriot”, Pentagoni tha se aktualisht nuk kanë në plan dërgimin e sistemit “Patriot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat