BE-ja po i afrohet vendosjes së një kufiri të çmimit prej 60 dollarësh për fuçi për naftën ruse

Evropë

BE-ja po i afrohet vendosjes së një kufiri të çmimit prej 60 dollarësh për fuçi për naftën ruse

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian u dakordua paraprakisht të enjten, për vendosjen e një kufiri të çmimit prej 60 dollarësh për fuçi për naftën detare ruse – një ide e vendeve të G7-ës.

Kjo marrëveshje ende nuk është miratuar nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Polonia kishte insistuar për të caktuar një çmim sa më të ulët për një fuçi të naftës ruse, thanë diplomatët të enjten, raporton Retures.

Vendet e BE-së kanë diskutuar për ditë të tëra mbi detajet e kufirit të çmimit, i cili synon të ulë të ardhurat e Rusisë nga shitja e naftës, ndërsa parandalon një rritje të çmimeve globale të naftës pasi një embargo e BE-së ndaj naftës së papërpunuar ruse hyn në fuqi më 5 dhjetor.

Kjo do t’i lejojë vendet të vazhdojnë importimin e naftës së papërpunuar ruse duke përdorur sigurimet Perëndimore dhe shërbimet detare për sa kohë që nuk paguajnë më shumë për fuçi se kufiri i rënë dakord.

Propozimi fillestar i G7-ës javën e kaluar ishte për një kufi çmimi prej 65-70 dollarë për fuçi pa asnjë mekanizëm rregullimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat