Rusia po përgatitet për një sulm të madh ajror? Publikohen pamjet e frikshme

Evropë

Rusia po përgatitet për një sulm të madh ajror? Publikohen pamjet e frikshme

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 09:35
Mbi 20 avionë rusë janë duke u armatosur me raketa “cruise”

Pamjet satelitore tregojnë se Rusia mund të jetë duke u përgatitur për një sulm bombardues me avionë luftarakë mbi Ukrainë.

Dhjetra avionë bombardues janë fotografuar nga satelitët në bazën ajrore Saratov Oblast pranë kufirit me Ukrainën.

Sipas Deutsche Welle, mbi 20 avionë rusë janë duke u armatosur me raketa “cruise”, që do të përdoren për të bombarduar infrastukturën ukrainase, përfshi edhe stacionet elektrike.

Teksa temperaturat po shënojnë nën zero, ndërsa dëbora ka mbuluar disa zona të Ukrainës, forcat ruse dhe ato ukrainase kanë avancuar shumë pak në fushën e betejës, që prej tërheqjes së madhe nga qyteti i Khersonit.

Ukraina shpreson te sistemet e mbrojtjes ajrore, të dhuruara nga disa shtete perëndimore, të cilat kanë rezultuar të suksesshme në rrëzimin e një numri të madh të raketave që ushtria ruse ka lëshuar shpesh herë edhe mbi zona urbane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat