E rëndë, nxënëset në Gjermani sulmohen me thikë derisa po shkonin në shkollë

Evropë

E rëndë, nxënëset në Gjermani sulmohen me thikë derisa po shkonin në shkollë

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 00:57
Foto ilustrim

Një vajzë 14-vjeçare ka vdekur dhe një tjetër, 13-vjeçare, është plagosur rëndë pasi u sulmuan nga një burrë me thikë teksa po shkonin për në shkollë në Gjermaninë jugore.

Policia thotë se i dyshuari doli nga një strehë refugjatësh në fshatin Illerkirchberg të hënën në mëngjes dhe sulmoi nxënësit, raporton BBC.

Vajza 14 vjeçare vdiq më vonë në spital.

Policia gjermane ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili sipas tyre është një azilkërkues nga Eritrea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat