Incidenti i dytë brenda pak javësh, mbreti Charles sulmohet sërish me vezë

Evropë

Incidenti i dytë brenda pak javësh, mbreti Charles sulmohet sërish me vezë

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 16:50
Mbreti Charles

Mbreti Charles është sulmuar sërish me vezë gjatë një shëtitjeje në Luton sot ndërsa policia arrestoi burrin e dyshuar për sulmin. Truprojat ndërhynë shpejt për ta larguar monarkun nga ngjarja në Sheshin e Shën Gjergjit.

Kjo ngjarje vjen një muaj pasi u sulmua me vezë teksa ndodhej në York.

Policia tha se kishte arrestuar një burrë rreth të njëzetave, i cili tani është në paraburgim. 74 vjeçari e kaloi me sportivitet situatën dhe shpejt filloi të shtrëngonte duart me audiencën.

Kujtojmë që muajin e kaluar ai u sulmua nga një i ri teksa bërtiste se “ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat