Putin përgatit Rusinë për një luftë të gjatë: Kam arritur atë që ëndërronte Pjetri i Madh

Evropë

Putin përgatit Rusinë për një luftë të gjatë: Kam arritur atë që ëndërronte Pjetri i Madh

Nga: Hamdi Rafuna Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 22:45
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin është i vendosur të përfundojë një luftë të plotë pushtuese në Ukrainë, shkruan Qendra për Studime Lufte!

Pikërisht gjatë një takimi me Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Rusisë të mërkurën Putin njoftoi se operacioni ushtarak special në Ukrainë mund të shndërrohej në një "çështje të zgjatur", andaj, pushtimi i zonave të reja është një qëllim vendimtar për Rusinë, shkruan Instituti i ekspertëve Studiues të Luftës (ISW).

Përdorimi i Këshillit të të Drejtave të Njeriut si një hallkë e luftës!

Kanalet ruse pro pushtimit janë pozitive në lidhje me deklaratat e Putinit, derisa një bloger rus që krahason operacionin në Ukrainë me përvojat ruse të luftës në Siri, ku ata luftuan në anën e presidentit të atëhershëm Bashar al-Assad. Blogeri thekson se forcat ruse nuk përjetuan asnjë lloj fitoreje të vërtetë në fushën e betejës derisa kishte kaluar një vit, si një kujtesë e vogël për popullin rus sepse fitorja e menjëhershme ndodh rrallë.

Tërheqja e Rusisë nga Kherson ka krijuar "çarje ideologjike" të brendshme.

-Tani ISW pretendon se Putini po përdor Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Rusisë si levë në luftën e tij, pavarësisht nga fakti se një sërë veprimesh të kryera gjatë rrjedhës së luftës janë në shkelje të të drejtave të njeriut nga vetë Rusia!

-Putin bëri ndryshime të mëdha në këshill më 17 nëntor, duke zëvendësuar aktivistët rusë të të drejtave të njeriut dhe ekspertët kritikë ndaj censurës së Kremlinit me figura ushtarake dhe politikanë të shquar rusë që mbështesin operacionin e presidentit drejtë Ukrainës.

“Përdorimi i një organizate të të drejtave të njeriut për të lobuar në mbështetje të një lufte vrastare në Ukrainë bie ndesh me çdo premtim që Putin dhe Kremlini u kanë bërë njerëzve për të mbrojtur të drejtat e njeriut”, shkruan ISW.

Putin, nga ana e tij, pretendon se Perëndimi po abuzon me Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut për të minuar të drejtat territoriale dhe sovranitetin e Rusisë.

Putin, Pretendon se ka fituar betejën e Pjetrit të Madh!

Gjatë të njëjtit takim, Putin vuri në dukje pozicionin historik të Rusisë në botë si bazë për vazhdimin e operacionit ushtarak.

Ai e krahason veten me Carin Pyotr Alexeyevich Romanov I, i njohur si Pjetri i Madh dhe pohon se ai "ka përmbushur atë që Cari ëndërronte" të ketë në pëllëmbë të dorës gjithë detin Azov.

Pjetri i Madh, i cili u kurorëzua në vitin 1682 në moshën dhjetë vjeçare, ishte i apasionuar pas modernizimit të Rusisë dhe zhvillimit të vendit në një fuqi evropiane. Si marangoz anijesh, ai ëndërronte që vendi të bëhej një fuqi detare dhe një hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi ishte pushtimi i Detit të Azov, si rrugë ujore për në Detin e Zi.

Ai nuk ia doli me këtë, por përmes marrëveshjes së paqes në Kostandinopojë në vitin 1700, ai arriti të siguronte daljen e Rusisë në Detin e Zi.

U bë e qartë që herët se një nga qëllimet kryesore të Putinit ishte të siguronte bregdetin e Ukrainës, i cili shtrihet nga kufiri i Rusisë, duke kaluar Mariupolin, përmes Krimesë së aneksuar dhe deri në qytetet portuale të Kherson dhe Odesa, përpara se të takohej përfundimisht me vendin fqinj dhe fuqinë e NATO-s, Rumaninë. …)

Në të njëjtën kohë, ai përdor fitoret dhe humbjet e mëparshme ruse si bazë për luftë të mëtejshme dhe i bën popullit rus të kuptojë se pritet një operacion i gjatë dhe i ashpër. (Artikull i huazuar nga; Silje Robertsen - Tekstin e përshtati; H.Rafuna)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat