Mbretëria e Bashkuar sanksionon Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radojçiqin

Evropë

Mbretëria e Bashkuar sanksionon Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radojçiqin

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 10:58
Zvonko Veselinoviqi dhe Milan Radojçiqi

Mbretëria e Bashkuara ka sanksionuar 30 figura të korruptuara politike, shkelës të të drejtave të njeriut dhe autorë të dhunës seksuale në konflikte, nëpër botë.  Në mesin e të sanksionuarave janë edhe Milan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Zyra e Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar listën e 30 figurave të sanksionuara, që lidhen me krimin dhe korrupsionin nëpër botë.

Në listë janë edhe biznesmeni Zvonko Veselinoviq, serb nga Kosova dhe Milan Radojçiq, që së fundmi mban postin e nënkryetarit të Listës Serbe.

“Milan Radojçiq, një biznesmen i industrisë së ndërtimit dhe nënkryetar i Listës Serbe. Radojciq ka përfituar nga keqpërdorimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t’u dhënë kompanive të tij të ndërtimin kontrata fitimprurëse”, thuhet në njoftim.

Edhe Veselinoviq përshkruhet si biznesmen i industrisë së ndërtimit në Kosovës, që ka keqpërdorur paranë publike.

Dy serbët, për të cilët janë njohur si “nëntoka” e veriut dhe janë akuzuar për orekstrim të bandave në veri të Kosovës, janë të sanksionuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat