​Shiu i dendur ka goditur Lisbonën, mbyllen disa rrugë kryesore

Evropë

​Shiu i dendur ka goditur Lisbonën, mbyllen disa rrugë kryesore

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Për shkak të shiut të dendur që goditi sot kryeqytetin portugez, Lisbonën, tunelet u përmbytën dhe autoritetet u detyruan të pezullojnë qarkullimin e autobusëve dhe tramvajeve dhe të mbyllin disa rrugë kryesore.

Zyra e kryebashkiakut të Lisbonës shpalli një paralajmërim të motit "të nivelit të kuq" në qytet rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.

Që nga mesnata, shërbimet e urgjencës raportuan 275 incidente në Lisbonë dhe rrethin fqinj të Setubal, duke përfshirë rrugë të përmbytura, tunele dhe stacione treni.

Komandanti i Mbrojtjes Civile Andre Fernandes tha në një konferencë për shtyp se "nuk do të jetë e lehtë" të kthehet situata në normalitet, pasi reshjet ka të ngjarë të intensifikohen.

Zyra e kryebashkiakut njoftoi se autobusët dhe tramvajet e qytetit nuk funksionojnë, se metroja nuk funksionon plotësisht dhe se një sërë stacionesh treni janë të paarritshme për shkak të përmbytjeve.

Reshje të dendura shiu goditën sot pjesë të tjera të vendit dhe agjencia meteorologjike IPMA shpalli një nivel të kuq paralajmërimi në rrethin qendror të Portalegre.

Kushtet e pafavorshme të motit sollën gjithashtu një bllokim të zonës metropolitane të Lisbonës të mërkurën e kaluar, kur një person humbi jetën në një bodrum të përmbytur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat