Temperaturat e larta në Evropë, thyhen rekordet kombëtare në tetë vende

Evropë

Temperaturat e larta në Evropë, thyhen rekordet kombëtare në tetë vende

Më: 4 janar 2023 Në ora: 23:22
Ilustrim

Në janar, temperaturat e ajrit arritën rekord në shumë vende të Evropës dhe rekordet kombëtare u thyen në tetë vende evropiane.

Në Varshavë, kryeqytetin e Polonisë, të dielën u mat një temperaturë prej 18.9 gradë Celsius, ndërsa në Bilbao të Spanjës, termometri shënoi 25.1 gradë, 10 gradë mbi mesataren, raporton BBC.

Temperaturat e ajrit në Holandë, Lihtenshtajn, Lituani, Letoni, Republikën Çeke, Poloni, Danimarkë dhe Bjellorusi thyen rekordet kombëtare dhe në Gjermani, Francë dhe Ukrainë u thyen rekordet e stacioneve matëse.

Në Zvicër, temperaturat arritën deri në 20 gradë Celsius dhe moti i ngrohtë kërcënoi sezonin në vendpushimet e skive nëpër Alpe.

Megjithatë, në Evropë nuk është nxehtë kudo, sepse në disa pjesë të Skandinavisë meteorologët parashikojnë ditë më të ftohta me temperatura të ulëta dhe borë dhe pritet që temperatura në Moskë të bjerë deri në -20 gradë Celsius deri në fundjavën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat