Alarm për motin e keq në Mbretërinë e Bashkuar, parashikohet ndërprerje e energjisë elektrike dhe bllokim i rrugëve

Evropë

Alarm për motin e keq në Mbretërinë e Bashkuar, parashikohet ndërprerje e energjisë elektrike dhe bllokim i rrugëve

Më: 17 janar 2023 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Reshjet e dëborës në Britaninë e Madhe pritet të pasohen nga një ndërprerje masive e energjisë elektrike si dhe bllokim i rrugëve.

Meteorologët kanë paralajmëruar shoferët e automjeteve që mund të mbeten të bllokuar në makina ndërkohë që është bërë thirrje për anulim të fluturimeve dhe udhëtimeve me tren.

Një seri paralajmërimesh për motin e keq janë përhapur në shumë zona ndërkohë që Skocia pritet të goditet më shumë nga kjo situatë atmosferike.

Në Uells, Devon dhe Cornwall, West Midlands, Veri-Perëndim, Skocinë jugperëndimore dhe Irlandën e Veriut, janë dhënë paralajmërime për akull dhe borë deri në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës ndërkohë që pritet që rrugët dhe hekurudhat të bllokohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat