Sulm me thikë pranë një kishe në Spanjë – një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Evropë

Sulm me thikë pranë një kishe në Spanjë – një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Më: 25 janar 2023 Në ora: 22:18
Spanjë

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë gjatë një sulmi me thikë në qytetin e Algeciras, Spanjë.

Kështu ka njoftuar ministria e Brendshme spanjolle, e cila ka treguar se ngjarja ndodhi në afërsi të një kishe katolike.

Sulmuesi është arrestuar dhe ndodhet në dhomat e paraburgimit, raporton associated press.

Fillimisht, ministria kishte thënë se sulmi ndodhi pranë kishës së San Lorenzos, por tash ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në afërsi të San Isidros.

Ndërkohë, policia po heton incidentin për të përcaktuar natyrën e sulmit.

Ndryshe, Spanja ka raportuar numër të madh të vrasjeve vitet e fundit, ku viktima ka më së shumti në radhët e gjinisë femërore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat