​Mbledhësit e mbeturinave krijojnë një bibliotekë me libra të braktisur në rrugë

Evropë

​Mbledhësit e mbeturinave krijojnë një bibliotekë me libra të braktisur në rrugë

Më: 25 janar 2023 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Biblioteka e Ankarasë, e inauguruar në një ish-fabrikë tullash, ka më shumë se gjashtëmijë vëllime, të gjitha të gjetura në rrugë nga grumbulluesit e mbeturinave të shërbimit publik. Po, e lexuat saktë. Gjashtëmijë libra të gjetur në rrugë dhe në plehra, por protagonistët e vërtetë të kësaj historie janë grumbulluesit e plehrave të qytetit turk.

Pastruesit e rrugëve të kryeqytetit turk, një ditë vendosën t’i japin fund mbeturinave të letrës (dhe të kulturës) me të cilat përballeshin çdo ditë. Kështu, në pak muaj, ata mblodhën qindra libra nga plehra dhe ngritën një bibliotekë të vërtetë, edhe me ndihmën e banorëve të zonës së Çankajës, të cilët dhuruan vëllimet e destinuara përndryshe për grumbullim të veçantë.

Inaugurimi i bibliotekës, pak muaj më parë, ishte një sukses i madh, por edhe shembull në sytë e botës. Ideja fillestare ishte që librat të viheshin në dispozicion vetëm për familjet e punonjësve, por duke pasur parasysh suksesin e koleksionit, duke llogaritur numrin e vëllimeve të gjetura dhe atyre të dhuruara nga banorët, biblioteka u hap për publikun.

Duke u endur nëpër raftet e “bibliotekës së fshirësve”, gjejmë vëllime me trillime, ese, libra për fëmijë, komikë, manuale shkencore, madje edhe libra në anglisht dhe frëngjisht. Ishte një sukses kaq i madh sa kohët e fundit biblioteka filloi të dhuronte vëllime për subjekte të tjera si shkollat dhe burgjet, ose për programe trajnimi.

Biblioteka, e lindur pothuajse si shaka dhe e kthyer në një projekt madhështor, përfaqëson jetën e re të librit dhe hakmarrjen e kulturës. Sot është një pikë referimi e qytetit dhe e lagjes. Në fakt, shumë çiklistë ndalojnë për të pushuar, ashtu si studentët dhe vendasit. Kush do të ketë akoma guximin të hedhë libra në koshin e plehrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat