Merr flakë kampi i emigrantëve në Spanjë, evakuohen mbi 200 persona

Evropë

Merr flakë kampi i emigrantëve në Spanjë, evakuohen mbi 200 persona

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Një zjarr ka shpërthyer në një kamp në Spanjë ku strehoheshin qindra punëtorë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në kampin El Walili, rajonin juglindor spanjoll të Almerias, ku 200 njerëz u evakuuan.

Bëhet e ditur se zjarri ra në të njëjtën ditë kur kampi supozohej të shkatërrohej pas një urdhri nga këshilli i qytetit të Nijar.

Një urdhër gjykate për prishjen e kampit thoshte se strukturat atje ishin të rrënuara dhe të ndërtuara pa leje. Shumica e banorëve të kampit ishin burra nga Afrika Sub-Sahariane dhe Maroku, që punonin në fermat e shumta në zonë.

Banorët e evakuuar u dërguan me autobus në një magazinë aty pranë ku i pritën punonjësit e bamirësisë. /euronews

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat