Deputeti boshnjak inicion procedurën për ndryshimin e stemës, himnit dhe flamurit të Serbisë

Evropë

Deputeti boshnjak inicion procedurën për ndryshimin e stemës, himnit dhe flamurit të Serbisë

Nga: F.B. Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 16:48
Jahja Fehratovi

Deputeti popullor i Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit (SPP) Jahja Fehratoviç në Kuvendin e Serbisë paralajmëroi inicimin e procedurës për ndryshimin e stemës, flamurit dhe himnit të Serbisë, kjo për faktin se “nuk janë të kënaqur dhe nuk përfaqësojnë të gjithë popujt që jetojnë këtu”, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

“Do luftojmë në rrugë legale që të ndryshohen stema edhe himni dhe në këto simbole të gjejnë vetën të gjithë popujt që jetojnë në Serbi. Nuk do ta bëjmë këtë në mënyrë të lirë e populiste, por sipas procedurës dhe ligjeve” tha Fehratoviç, subjekti i të cilit ka marrëveshje strategjike me SNS.

Ndryshimi i stemës, flamurit dhe himnit të Serbisë është pjesë e parimeve programore mes SDA dhe SPP me rastin e formimit të shumicës në Këshillin Kombëtar Boshnjak.

Një ndër aktivitetet e përbërjes së re të Këshillit Kombëtar Boshnjak është edhe iniciativa “për reforma kushtetuese me qëllim që edhe boshnjakëve me Kushtetutën e Serbisë të njihet statusi i popullit ndërsa gjuha boshnjake dhe shkrimi status i barabartë me gjuhën serbe dhe të ndryshohen flamuri, stema e himni i Serbisë” , shkruan ” Danas”.

Marrëveshja që në dhjetorin e shkuar u nënshkrua nga liderët e partive Sulejman Ugljanin dhe Usame Zukorliç, ka 28 pika dhe ajo q[ flet për ndryshimin e simboleve të Serbisë është pika e 11-të.

Njohësit e rrethanave ndërmjet tri subjekteve më të mëdha boshnjake Partisë Demokratike të Sanxhakut (SDP), SDA Sanxhak dhe SPP, për formimin e Këshillit të ri Kombëtar të Boshnjakëve konstatojnë se një nga pikat e mosmarrëveshjes mes SDP dhe SDA, ishte pikërisht ndryshimi i simboleve shtetërore.

Biesduesit e SDP kanë insistuar në aktivitet që përcaktohen me ligj për Këshillin Kombëtar, ku nuk bëjnë pjesë ndryshimi i flamurit, stemës edhe himnit. Ndërsa përfaqësuesit e SDA kanë konstatuar ndryshe dhe kanë hedhur në dokumentin e marrëveshjes me mendje të tyre kërkesën në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat