Pas tërmetit që goditi Turqinë dëgjohen shpërthime të mëdha në disa fabrika

Evropë

Pas tërmetit që goditi Turqinë dëgjohen shpërthime të mëdha në disa fabrika

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Pas tërmetit me magnitudë 7.4, që goditi Turqinë, vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit të nisura në gërmadha në të gjithë qytetin.

Sipas informacioneve të marra nga qendra e krizës, ekipet e kërkim-shpëtimit, janë drejtuar në rrethet ku ka ndodhur shembja, si dhe në qendër të qytetit.

Gjatë përpjekjeve për të shpëtuar qytetarët nën rrënoja, disa qytetarë janë shpëtuar me lëndime, raporton Sözcü.

Nga ana tjetër, pas tërmetit në disa rajone kanë rënë zjarre në vendet e punës. Në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse për të shuar zjarrin.

Në videot të cilat janë duke qarkulluar në rrjetet sociale vërehet një shpërthim i madh i cili ka ndodhur në një fabrike, mirëpo deri më tani nuk është konfirmuar për lokacionin.

Disa qytetarë kanë frikë se një ndër vendet të cilat ka marrë flakë është edhe deponia e gazit natyror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat