Qytetarët konfrontohen me ministrin që doli në terren 24 orë pas tërmetit në Turqi

Evropë

Qytetarët konfrontohen me ministrin që doli në terren 24 orë pas tërmetit në Turqi

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 22:09
Vahit Kirişci

Qytetarët e mbijetuar turk kanë kritikuar ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kirişci, i cili ka ekzaminuar zonat e shkatërruara pas 24 orëve të dridhjes së tokës në Turqi.

Me efektin e tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër në Kahramanmaraş, dhjetë provinca u dëmtuan rëndë, raporton t24.com.tr.

“A nuk jeni ju shteti? A nuk ke mundur të na sjell një vinç?”, dëgjohet duke bërtitën qytetarët e Adanas.

Mbi 5200 njerëz kanë vdekur ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë kanë pësuar lëndime. Qytetarët u rebeluan duke thënë se ekipet e AFAD-it nuk kanë ardhur.

Theksojmë se shumë qytetarë kanë mbetur pa kulm mbi kokë dhe se për momentin kanë mbetur në rrugë.

Ndryshe, Kosova dhe Shqipëria kanë dërguar disa ekipet e kërkim-shpëtimit në shtetin turk. 

Videdon mund ta ndiqni KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat