Tërmeti, mbërrin në Turqi avioni i parë me ndihma nga Greqia

Evropë

Tërmeti, mbërrin në Turqi avioni i parë me ndihma nga Greqia

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 09:08
Ministri grek

Greqia vazhdon të mbështesë Turqinë e goditur nga tërmeti dhe po forcohet me kalimin e ditëve. Greqia do të dërgojë pesë avionë me ndihma humanitare në Turqi, pasi numri i të vdekurve nga tërmeti vdekjeprurës vazhdon të rritet.

Sot në orët e para të mëngjesti, mbërriti në Adana i pari nga pesë avionët  me ndihma humanitare, i shoqëruar nga ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile Christos Stylanidis.

Ministri grek u prit nga një delegacion zyrtar i qeverisë turke, i kryesuar nga ambasadori Mehmet Guluoglu dhe zyrtarë lokalë.

Pamjet nga mbërritja e misionit grek janë postuar në Tëitter nga ambasada greke në Ankara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat