Kremlini zotohet të përgjigjet ndaj vendimit holandez për të kufizuar diplomatët rusë

Evropë

Kremlini zotohet të përgjigjet ndaj vendimit holandez për të kufizuar diplomatët rusë

Nga: A.Zh Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Ministria e Jashtme ruse, thotë se do t'i përgjigjet vendimit të Holandës për të kufizuar numrin e diplomatëve të saj të lejuar në ambasadën ruse.

Kjo vjen pasi ministri i jashtëm holandez Wopke Hoekstra akuzoi Rusinë se "po përpiqet të futë fshehurazi agjentë të inteligjencës në Holandë nën mbulimin e diplomacisë".

Qeveria holandeze tha se do të kufizonte numrin e diplomatëve rusë të lejuar në ambasadën ruse në Hagë, shkruan Sky News, përcjell Bota sot.

Deklaratat u bënë të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat