6 vite pas zjarrit të madh, Notre Dame rihapet për vizitorët në dhjetor 2024

Evropë

6 vite pas zjarrit të madh, Notre Dame rihapet për vizitorët në dhjetor 2024

Më: 7 mars 2023 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Rindërtimi i katedrales Notre Dame po përparon mjaft shpejt për ta lejuar atë të rihapet për vizitorët dhe adhuruesit në fund të vitit 2024, pas 6 vitesh nën rikonstruktim, pasi një zjarr shpërtheu çatinë e saj, thanë zyrtarët francezë të hënën.

Spira ikonë e katedrales, e cila u shemb nga zjarri, gradualisht do të fillojë të rishfaqet në majë të monumentit këtë vit, sipas gjeneralit Jean-Louis Georgelin, i cili është përgjegjës për projektin kolosal.

“Kthimi i majës në qiellin e Parisit do të jetë, për mendimin tim, simboli se ne po fitojmë betejën e Notre Dame”, tha ai për Associated Press.Autoritetet franceze kanë bërë zgjedhjen për të rindërtuar monumentin e shekullit të 12-të, një kryevepër e arkitekturës gotike, të njëjtë siç ajo ishte para se të digjej.

Ndërkohë, një ekspozitë e titulluar “Notre-Dame de Paris: në zemër të sheshit të ndërtimit” u hap për vizitorët të martën në një objekt nëntokësor përballë katedrales. Vizitorët do të jenë në gjendje të mësojnë për ecurinë e punës së rindërtimit dhe gjithashtu do të shfaqen disa mbetje nga zjarri dhe vepra arti nga katedralja, sipas france24.Georgelin tha se katedralja do të rihapet në dhjetor 2024, në përputhje me një objektiv të vendosur nga presidenti francez Emmanuel Macron, por kjo do tëjetë shumë vonë për Olimpiadën e Parisit të planifikuar gjatë verës së vitit të ardhshëm.

“Detyra ime është të jem gati për të hapur këtë katedrale në vitin 2024. Dhe ne do ta bëjmë”, shtoi gjenerali. “Ne po luftojmë për të çdo ditë dhe jemi në rrugë të mbarë”.

Ministrja e Kulturës Rima Abdul Malak tha për Associated Press se kjo nuk do të thotë se i gjithë rinovimi do të përfundojë atëherë. “Do të ketë ende disa punime rinovimi në vitin 2025”, theksoi ajo.Ndërkohë, ekspozita e re pranë katedrales do t’i lejojë vizitorët, “të jetojnë këtë përvojë të vizitës së Notre Dame në një mënyrë krejtësisht të re,” tha ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat