Francë/ Studentët fillojnë një demostratë të re kundër reformës së pensioneve

Evropë

Francë/ Studentët fillojnë një demostratë të re kundër reformës së pensioneve

Më: 17 mars 2023 Në ora: 23:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Rreth 2,500 demonstrues u mblodhën sërish të premten në Place de la Concorde, Paris, për të protestuar kundër miratimit të ligjit të reformës së pensioneve. Ditët e kaluara kishte pasur shumë aksione nga nxënës dhe studentë.

Është e rëndësishme të jesh këtu, kam frikë se lëvizja do të zbehet,” tha studenti 22-vjeçar për AFP.

Herët në mbrëmjen e së premtes, rreth 200 të rinj u mblodhën jashtë komisariatit të policisë në Arrondissementin 1 të Parisit, ku ndodhen 2 studentë të cilët u arrestuan në mëngjes.

Në të gjithë Francën, rreth 15 universitete janë bllokuar, sipas sindikatës studentore L’Alternative, e cila është në krye të protestave. Në Paris pati dy tubime të vogla dhe studentët u përpoqën të organizonin një demonstratë spontane në mbështetje të punonjësve sanitare pariziane në grevë. Me ndërhyrjen e policisë, të grumbulluarit janë shpërndarë.

Disa shkolla të mesme në Paris kanë marrë pjesë gjithashtu në demostratat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat