E papritur: Vladimir Putin viziton qytetin e Mariupolit në Ukrainë

Evropë

E papritur: Vladimir Putin viziton qytetin e Mariupolit në Ukrainë

Më: 19 mars 2023 Në ora: 08:58
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vizituar qytetin e pushtuar të Mariupolit në Ukrainë, raportojnë mediat ruse.

Sipas mediave të Kremlinit, Putin ndodhet në qytetin port ukrainas “për një vizitë pune”.

“Tass” raporton se Putin mbërriti në Mariupol me helikopter dhe vizitoi disa lagje të qytetit, duke ndualuar herë pas here për të biseduar me banorët.

Ky besohet të jetë udhëtimi i parë i Putin në Ukrainë, që prej pushtimit gati një vit më parë.

Vizita vjen vetëm pak ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër arresti ndërkombëtar për Putin, për krime lufte.

Mariupol është një qytet i rëndësishëm në rajonin Donetsk Oblast, dhe pranë Detit Azov. Për disa muaj ishte qendër e betejave të ashpra, por ra në duart e rusëve pas tërheqjes së batalionit “Azov”.

Përpara se të mbërrinte në Mariupol, Putin ndaloi në Krime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat