Eksperti tregon a do të arrestohet Putin nëse shkel në një nga vendet anëtare të Gjykatës

Evropë

Eksperti tregon a do të arrestohet Putin nëse shkel në një nga vendet anëtare të Gjykatës

Më: 21 mars 2023 Në ora: 08:26
Vladimir Putin

Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni tha në një intervistë për Euronews Albania se arrestimi i Vladimir Putin në një nga vendet anëtare të Gjykatës, varet nga vendimi i 123 vendeve anëtare të Gjykatës.

“Ka disa pyetje që janë ngritur sepse kjo është çështje shumë e ndërlikuar dhe puna është a ka juridiksion kjo Gjykatë nëse Rusia nuk e njeh që ta gjykojë.

Unë do të thosha po, sepse po të shikojmë historikisht edhe Gjermania naziste nuk e njihte autoritetin e Tribunalit ushtarak ndërkombëtar të Nurenbergut, por 24-25 figura të larta, u gjykuan dhe u dënuan aty, kryesisht për krime lufte,” – u shpreh Shtuni.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti të premten kundër presidentit rus Vladimir Putin, duke e akuzuar atë si përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat