Franca digjet prej gjashtë netësh, protestuesit francezë nuk dorëzohen

Evropë

Franca digjet prej gjashtë netësh, protestuesit francezë nuk dorëzohen

Më: 22 mars 2023 Në ora: 09:06
Francë

Për gjashtë netë me radhë mijëra francezë, në Paris dhe qytete të tjera, dolën në rrugë për të protestuar dhunshëm kundër miratimit të reformës së pensioneve, shndërruar tashmë në ligj.

Sipas raportimeve protestuesit i vunë zjarrin gjithçkaje gjetën në rrugët e kryeqytetit Paris, nga biçikleta e motorë deri tek kazanët e plehrave.

Nga sheshi i Republikës e deri tek Pallati i Bastijës, mijëra vetë u përballën me policinë që përveç gazit lotsjellës, nisi edhe arrestime, teksa dhjetëra persona u ndaluan për sjellje vandale e dhunë apo shkatërrim prone private.

Ndërkohë 24 orë më parë, presidenti Macron i mbijetoi me vështirësi 2 mocioneve të mosbesimit, kërkuar nga opozita, për shkak të legjiclacionit të ri të sistemit të pensioneve, që ka shkaktuar këtë valë pakënaqësie e protestash në të gjithë vendin.

Protestuesit e kanë paralajmëruar shefin e Elize, se nëse nuk tërhiqet nga kjo reformë, do të përballet me protestat e grevat më të forta që do të lëkundin pushtetin e autoritetin e tij, edhe më shumë se protestat e jelek-verdhëve, 4 vjet më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat