Greqi, gati 3 milionë hektarë të djegura nga zjarret në 20 vitet e fundit

Evropë

Greqi, gati 3 milionë hektarë të djegura nga zjarret në 20 vitet e fundit

Më: 25 mars 2023 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Në Greqi afër 3 milionë hektarë tokë janë dëmtuar nga 10 zjarret e mëdha pyjore në 20 vitet e fundit.

Në analizën e përpiluar nga të dhënat satelitore të ekipit “FLAME” të Departamentit të Meteorologjisë Greke u konstatua se në 10 zjarret e mëdha në periudhën 2003-2022 janë prekur më shumë se 2 milionë e 800 mijë hektarë sipërfaqe.

Thuhet se shkalla e përhapjes së 10 zjarreve të mëdha të renditura në analizë ishte jashtëzakonisht e lartë.

Në analizë, ku thuhet se “zjarri me përhapje më të shpejtë” ka qenë në Arkadia në vitin 2007 për shkak të dëmtimit të një sipërfaqe prej 250 mijë hektarësh, është theksuar se 6 nga 10 zjarret më të mëdha kanë ndodhur në Peloponez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat