Shpërtheu një granatë dhe goditi me thikë 2 persona, arrestohet serbi në Gjermani

Evropë

Shpërtheu një granatë dhe goditi me thikë 2 persona, arrestohet serbi në Gjermani

Më: 26 mars 2023 Në ora: 07:15
Shkaku i ngjarjes, nuk është zbardhur ende.

Një 61-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka plagosur me thikë tre persona dhe ka shpërthyer një granatë në Berlin.

Ngjarja ndodhi në hyrje të një pallati në lagjen Rheinikendorf të kryeqytetit gjerman, të premten në mbrëmje.

61-vjeçari shpërtheu granatën duke lënë të plagosura dy gra, të moshës 42 dhe 48 vjeç si dhe një burrë 61-vjeçar.

Më pas, ai vrapoi drejt dy prej personave të tjerë dhe i qëlloi me thikë. Të plagosurit u dërguan në spital.

Sulmuesi është nga Serbia dhe dy gratë e plagosura kanë gjithashtu shtetësi serbe, ndërsa i plagosuri i tretë është nga Bosnja dhe Hercegovina.

Shkaku i ngjarjes, nuk është zbardhur ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat