Turqi/ Një kamion përplaset me dy makina, 6 të vdekur dhe 3 të plagosur

Evropë

Turqi/ Një kamion përplaset me dy makina, 6 të vdekur dhe 3 të plagosur

Më: 28 mars 2023 Në ora: 06:57
Foto ilustrim

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pasi një kamion u përplas me dy makina në Stamboll të Turqisë.

Aksidenti ndodhi në orën 15:30 me orën lokale (1230 GMT) në autostradën Trans-Europiane në Silivri

Tre persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan me urgjencë në spitalet e afërta.

Në zonë janë dërguar njësitë e xhandarmërisë, zjarrfikëset, njësitë e urgjencës mjekësore, si dhe ekipet e reagimit ndaj emergjencave dhe fatkeqësive.

Ndërkaq, aksidenti ka ndërprerë qarkullimin në autostradë, duke shtuar se trafiku është reduktuar në një korsi të vetme në çdo drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat