900 oficerë policie për sigurinë e Mbretit Charles III për vizitën e tij në Berlin

Evropë

900 oficerë policie për sigurinë e Mbretit Charles III për vizitën e tij në Berlin

Më: 29 mars 2023 Në ora: 17:17
Foto nga vendngjarja

Rreth 900 oficerë policie u vendosën sot në detyrë në Berlin, për të garantuar sigurinë në fillim të vizitës shtetërore të mbretit britanik Charles III dhe bashkëshortes së tij, Camilla.

Këtë e ka bërë të ditur një zëdhënëse e policisë gjermane, për CNN, teksa raportohet se zona përreth hotelit luksoz “Adlon” në Brandenburg Gate, ku po qëndron çifti mbretëror, është rrethuar po ashtu.

Autoritetet kanë kufizuar hyrjen në Pariser Platz përpara Brandenburg Gate, ku do të marrin pjesë rreth 1500 spektatorë, dhe do të organizohet një pritje ushtarake për mbretin.

Teksa përgjegjëse për sigurinë e drejtpërdrejtë të çiftit mbretëror, janë Njësitë speciale të Zyrës Federale të Policisë Kriminale Gjermane dhe truprojat nga Britania e Madhe.

Të enjten, numri i oficerëve të policisë të vendosur pritet të rritet në 1,100 për shkak të adresimeve dhe lëvizjeve të shumta të çiftit mbretëror në Berlin.

Charles e vizitoi Gjermaninë për herë të fundit si Princi i Uellsit në vitin 2020 për të shënuar Ditën Kombëtare të Zisë së vendit për viktimat e luftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat