Ushtari çeçen që lufton kundër ushtrisë ruse falet pranë zonës ku po zhvilloheshin luftime

Evropë

Ushtari çeçen që lufton kundër ushtrisë ruse falet pranë zonës ku po zhvilloheshin luftime

Më: 31 mars 2023 Në ora: 21:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një video e ndarë në rrjetin social Twitter duket se tregon ushtarin çeçen që lufton kundër ushtrisë ruse, duke u falur afër një beteje.

Videoja është publikuar nga uebfaqja Visegrad 24, megjithatë nuk dihet se në cilën zonë u pa ky ushtar çeçen.

Luftime të ashpra po vazhdojnë në qytetin Bakhmut, ku Rusia me muaj është përpjekur për ta uzurpuar.

“Ushtari çeçen që lufton kundër ushtrisë ruse në Ukrainë falet derisa beteja po zhvillohet aty pranë”, thuhet në mbishkrim.

Ndonëse ushtria e çeçeneve lufton përkrah Rusisë me liderin Ramzan Kadyrov, ka disa prej ushtarëve që luftojnë kundër rusëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat