​Stoltenberg: Së shpejti të mirëpresim edhe Suedinë në NATO

Evropë

​Stoltenberg: Së shpejti të mirëpresim edhe Suedinë në NATO

Më: 31 mars 2023 Në ora: 23:46
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se pret që së shpejti të mirëpresin Suedinë, si një anëtare e plotë të aleancës, sa më shpejt të jetë e mundur.

Pas dritës jeshile nga parlamentet e Hungarisë dhe Turqisë për anëtarësimin e Finlandës në NATO, Stoltenberg shpreson që së shpejti drita jeshile do të jepet edhe për Stokholmin, shkruan ANSA.

Të gjithë aleatët bien dakord se përfundimi i shpejtë i procesit të ratifikimit për hyrjen e Suedisë në NATO është në interesin e të gjithëve”, theksoi ai.

Parlamenti i Turqisë ratifikoi sot protokollin për anëtarësimin e Finlandës në NATO.

Vendi nordik mori miratimin zyrtar të Ankarasë për t’iu bashkuar aleancës ushtarake me 276 vota pro.

Votimi i sotëm do të thotë se tani, të 30 shtetet anëtare të NATO-s kanë ratifikuar pranimin e Finlandës, si kusht që ajo të bëhet pjesë e aleancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat