Ndryshimet klimatike/ Aktivistët në Zvicër bllokojnë rrugët në shenjë proteste

Evropë

Ndryshimet klimatike/ Aktivistët në Zvicër bllokojnë rrugët në shenjë proteste

Më: 7 prill 2023 Në ora: 15:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Aktivistët e ndryshimeve klimatike bllokuan rrugët në Zvicër, në një thirrje për të marrë masa kundër ngrohjes globale. Protestuesit nga organizata Renovate Switzerland bllokuan rrugën pranë tunelit Gotthard.

Ky tunel është një nga kalimet kryesore që lidh Zvicrën veriore me Italinë dhe një kalim për udhëtarët që shkojnë në jug nga Europa veriore. Policia mbërritit menjëherë në vendngjarje dhe largoi shtatë protestuesit.

Organizata tha se dëshiron që qeveria të marrë seriozisht ndryshimet klimatike dhe të rinovojë ndërtesat e vendit deri në vitin 2035. Temperaturat në Zvicër po rriten me më shumë se dyfishi i shkallës globale dhe akullnajat po shkrihen me shpejtësi.

Si përgjigje, qeveria dëshiron të investojë 4.1 miliardë franga zvicerane në rinovimin e ndërtesave, modernizimin e infrastrukturës së transportit dhe masa të tjera për të përgjysmuar emetimet e serrave deri në vitin 2030 nga nivelet e vitit 1990.

Policia  tha se rruga ishte rihapur dhe trafiku ishte rikhyer, megjithëse ishte krijuar një radhë makinash prej 17 km.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat