Papa Françesku, nuk merr pjesë në procesionin tradicional të së Premtes së Mirë

Evropë

Papa Françesku, nuk merr pjesë në procesionin tradicional të së Premtes së Mirë

Më: 8 prill 2023 Në ora: 00:08
Papa Françesku

Papa Françesku, i shtruar në spital së fundmi me bronkit, ka anashkaluar procesionin tradicional të së Premtes së Mirë në Koloseum për shkak të motit të ftohtë në Romë.

Vetëm disa ditë më parë, Vatikani tha se Papa do të kryesonte në ngjarjen Rruga e Kryqit me pishtarë të ndezur në arenën e lashtë romake. Por disa orë para fillimit të procesionit, Vatikan tha se Papa Françesku nuk do të ishte i pranishëm, por do të ndiqte ngjarjen nga shtëpia e tij në Vatikan dhe do t'u bashkohej besimtarëve nga larg në lutje.

Papa 86-vjeçar doli nga spitali i Romës më 1 prill pasi mori antibiotikë për bronkitin.

Më herët të premten, Françesku kryesoi një shërbim lutjeje praj dy-orësh në Bazilikën e Shën Pjetrit. Procesioni kujton vuajtjet e Jezusit para kryqëzimit dhe vdekjes së tij në kryq./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat