Autoritetet shëndetësore turke alarmojnë: Kemi rezerva gjaku edhe për tre ditë

Evropë

Autoritetet shëndetësore turke alarmojnë: Kemi rezerva gjaku edhe për tre ditë

Më: 8 prill 2023 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Gysmëhëna e Kuqe turke njoftoi se rezervat kombëtare të gjakut kishin rënë nën nivelin minimal, përkatësisht ka rezerva edhe për tre ditë.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Gjakut të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Dr. Saim Kerman, deklaroi se stoku minimal kritik është 52 mijë njësi.

“Çdo vit, stoku ynë i gjakut fillon të ulet në mënyrë rutinore në Ramazan dhe gjithashtu në muajin korrik dhe gusht. Ka arsye të ndryshme për këtë. Arsyeja pse ata e shmangin atë sepse kanë frikë se mos prishet agjërimi, ose për shkak të shqetësimeve të tilla si unë do të dobësohem ose do të sëmurem. Kështu ishte përsëri në këtë Ramazan”, tha ai.

Kerman ka hedhur poshtë pretendimet se ekziston një treg i zi i shit-blerjes së gjakut duke pohuar se pagesat bëhen vetëm përmes kompanive të sigurimeve.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke merr 300 mijë njësi gjaku në baza mujore nga 18 rajone, shtoi mjeku turk.

Ndryshe, Turqia për këtë vit ka planifikuar të mbledh tre milionë e 40 mijë njësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat