I zuri orteku, tre alpinistë të zhdukur në veri të Italisë

Evropë

I zuri orteku, tre alpinistë të zhdukur në veri të Italisë

Më: 13 prill 2023 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Orë të tëra agoni në Aosta, në veri të Italisë , pasi tre alpinistë janë zhdukur pasi një ortek ka rënë gjatë stërvitjes pasditen e së enjtes.

Sipas agjencisë Ansa , instruktori 49-vjeçar arriti të mbijetonte, të zbriste në luginën e Aosta dhe të kërkonte ndihmë.

Menjëherë ka nisur operacioni i kërkim-shpëtimit nga ekipet italiane dhe franceze, por puna është pezulluar pa sukses në perëndim të diellit dhe do të rifillojë nesër në dritën e parë.

Nisur nga kushtet atmosferike që mbizotërojnë në zonë, shpresat për gjetjen e alpinistëve të gjallë janë të ulur.

Sipas raportimeve bëhet fjalë për një 39 vjeçar, një instruktor skish 44 vjeç dhe një ekonomist 37 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat