Kryeministri britanik nën hetim parlamentar për konflikt të mundshëm interesi

Evropë

Kryeministri britanik nën hetim parlamentar për konflikt të mundshëm interesi

Më: 17 prill 2023 Në ora: 16:45
Rishi Sunak

Komisioneri parlamentar i standardeve në Britani, hapi një hetim ndaj kryeministrit Rishi Sunak këtë muaj, për një konflikt të mundshëm interesi, sipas një liste hetimesh të hapura të publikuara në faqen e tij të internetit.

Në listë thuhet se kryeministri është nën hetim që prej datës 13 prill. Zëdhënësi i Sunak tha se hetimi lidhej me aksionet e gruas së tij në kompaninë e kujdesit për fëmijët Koru Kids.

Liberal Demokratë të opozitës bënë thirrje për një hetim pasi raportet e mediave thanë se Akshata Murthy, ishte aksionere në një kompani që do të përfitonte nga grantet e qeverisë për kujdesin e fëmijëve të shpallur në mars.

Nëse konstatohet se Sunak ka shkelur rregullat, komisioneri mund të kërkojë që ai ta pranojë atë dhe të kërkojë falje dhe të korrigjojë parregullsitë.

Në raste më serioze, çështja mund t’i referohet bordit, i cili mund të vendosë sanksione, duke përfshirë pezullimin e pagesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat