Ja plani “B” i Zelenskyt nëse kundërofensiva ndaj rusëve dështon, si do të aktivizohet karta e “dragoit”

Evropë

Ja plani “B” i Zelenskyt nëse kundërofensiva ndaj rusëve dështon, si do të aktivizohet karta e “dragoit”

Më: 29 prill 2023 Në ora: 12:51
Volodymyr Zelensky

Ukraina nuk mund të bëjë pa Kinën. Pak rëndësi ka nëse Pekini, ka forcuar bashkëpunimin me Rusinë. Dhe pak rëndësi ka nëse gjiganti aziatik vazhdon t'i referohet konfliktit si një "krizë politike" dhe jo luftë. Volodymyr Zelensky e di mirë peshën e marrëdhënieve dypalëshe të Ukrainës me Republikën Popullore të Kinës, veçanërisht në fushën ekonomike. Dhe për këtë arsye ai nuk ka ndërmend të mbyllë dyert në fytyrën e Xi Jinping. Telefonata e shumëpritur mes dy liderëve u konkretizua ditët e fundit. Zelensky e quajti atë "të rëndësishme" dhe "miqësore" dhe të aftë për t'i dhënë "një shtysë të fortë" lidhjeve kino-ukrainase.  Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk e prisnin një telefonatë kineze, pranuan se nuk e dinin nëse biseda mund të çonte në ndonjë gjë konkrete.

“I takon Ukrainës dhe Zelenskit të vendosin nëse duan të ulen në tryezën e negociatave të paqes”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit të SHBA-së, John Kirby. Zelensky u shfaq, përkundrazi, shumë më optimist dhe entuziast se Uashingtoni, lidhur me zotimet e dragoit kinez për luftën. Nuk është rastësi që, pas dialogut me Xi Jinping, vetë Zelensky emëroi ambasadorin e ri të Ukrainës në Pekin, ndërsa presidenti kinez ka premtuar se do të dërgojë një përfaqësues special në Kiev në përpjekje për të ndërmjetësuar.

Lidhjet tregtare

Ukraina jep përshtypjen se i vlerëson lëvizjet e Kinës. Nuk është e vështirë të kuptosh arsyet. Edhe pse lufta vazhdon, Kina mbeti partneri tregtar numër një i Kievit, me 1 miliard dollarë tregti në muajnë periudhën midis janarit dhe marsit 2023. Vetëm për të dhënë disa shembuj që konfirmojnë ndërveprimin e thellë kino-ukrainas, mund të përmendim një terminal drithi në portin detar në Ukrainën jugore, një  linje metroje në Kiev, zhvillimin e rrjetit celular, të gjitha të mundësuara nga Kina. E fundit, por jo më pak e rëndësishme , Kievi iu bashkua Iniciativës “Brez dhe Rrugë” në 2017, nënshkroi një marrëveshje me Kinën në 2020 për të forcuar bashkëpunimin në ndërtimin dhe financimin e infrastrukturës dhe, nga viti 2016 deri në 2020, ishte furnizuesi i tretë më i madh i armëve në Pekin pas Rusisë dhe Francës.

Plani B

Që nga shpërthimi i luftës, Uashingtoni ka qëndruar në krah të Kievit duke bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Zelensky të zmbrapsë ofensivën e Rusisë. Megjithatë, pas një viti armiqësish, entuziazmi fillestar i Perëndimit ka filluar t'i lënë vendin “Realpolitikës”. Jo vetëm për arsye të thjeshta strategjike, me rrezikun e qetësimit të “urisë” së Kievit për armë për të shkaktuar zemërimin e Moskës, por gjithashtu, për arsye organizative. Duket se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë deri kur të përfundojë kundërofensiva e pranverës në Kiev. Pas kësaj, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj evropianë mund të mbyllin gradualisht “rubinetin”. Në skenarin më të keq, të një kundërofensive të dështuar, Ukraina do ta gjente veten në një pozicion të vështirë. Kjo është arsyeja pse presidenti ukrainas mund të ketë menduar për një lloj plani B që parashikon mbështetjen e Kinës për të mbushur çdo boshllëk të lënë nga SHBA.

Karta kineze

Zelensky do të vazhdojë të mbështetet në Shtetet e Bashkuara. Por, nëse Uashingtoni do të ndryshonte strategjinë e tij, atëherë presidenti ukrainas, mund të luajë kartën kineze. Xi Jinping do të ishte i gatshëm të merrte rolin e ndërmjetësit, për të zgjidhur çështjen duke propozuar një "zgjidhje me karakteristika kineze", pra një status quo të filtruar nga doza masive pragmatizmi dhe të favorshme për interesat gjeopolitike të Pekinit. Për të mos mbetur pa një mbrojtës, Ukraina mund të pranojë të veshë “jelekun kinez të shpëtimit” duke përdorur marrëdhëniet e vjetra reciproke ekonomike. Ndërkohë, të dyja palët po shkëmbejnë diplomatët. Kina do të dërgojë në Ukrainë Li Hu, përfaqësuesin special të Kinës për çështjet Euroaziatike dhe ish-ambasadorin e Kinës në Rusi. Nga ana tjetër, Zelensky ka emëruar ambasadorin e ri të Ukrainës në Republikën Popullore të Kinës. Ata do të kenë për detyrë të afrojnë Kievin dhe Pekinin. Me Zelensky dhe Xi të gatshëm për të dalë në fushë kur dhe nëse është e nevojshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat